Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga kriza energjetike.
Ajo në “Frontal” tha se për shkak të mosplanifikimit adekuat gjendja ka ardhur në këtë pikë.
Dobruna shtoi se Kosova nuk ka krizë energjetike, por ka krizë të politikave.
“Ne nuk jemi në krizë energjetike, sepse energji ka në rajon, por sa është e përballueshme ajo për qytetarët është çështje tjetër. Ajo nuk quhet krizë energjetike, por është një mosplanifikim adekuat që e ka lejuar që të vjen deri këtu. Një kohë të gjatë, Kosova nuk ka qenë nën ndikimin e burimeve të ripërtrishme, e cila me ngul i ka ndal projektet e thëngjillit, të ujit, tani të gazit. Është një qasje kundër të gjitha projekteve që të ofrojnë energji bazë. Prandaj Kosova nuk ka krizë energjetike por ka krizë të politikave”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.