Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.
“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa birësimi”, tha Muzhaqi.
E pyetur lidhur me rastin e Mateos, djalit 8-vjeçar që u vra nga një 38-vjeçar në Fier, ministrja u shpreh: “Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua. E para, ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë, është ndoshta jo momenti i duhur për të folur. Kjo nuk do të thotë se nuk po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.