Futbollistët e Chelseat e kanë një tifoz të pazakonshëm në Kosovë.
Bekim Jasharin xhemati i tij janë mësuar ta shohin në xhami apo në ceremoni fetare, por jo edhe duke analizuar lojën e ekipit londinez.
Të martën ai hoqi tërlemen, veshi fanelën e Chelseat dhe shkoi në studio për të komentuar ndeshjen kundër Juventusit në ligën e kampionëve.
Ai paralajmëroi edhe klubet tjera të elitës së futbollit evropian.
Imami Jashari thotë se nuk është paragjykuar për tifozërinë për futbollin a klubin.
Hoxha tregoi se me shumë qejf do të shkonte në stadiumin “Stamford Bridge” të shikonte një lojë të klubit të tij zemrës, por që mundësitë nuk i ka.