×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i përgjigjet Pendarovskit: Çudi qasja për negociatat!

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 16:23

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili kërkoi që në procesin e hapjes së negociatave Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria.


    Në një status në twitter, Rama shkruan se kjo nuk është e drejtë dhe as praktike, duke pasur parasysh konsideratën për kontributin e faktorit shqiptar në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut.

    “Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!