×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet burri nga Prizreni që tentoi ta dhunojë një vajzë të mitur derisa po kthehej nga shkolla

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 10:14

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar i cili ka tentuar ta dhunojë një vajzë të mitur.

    Sipas Policisë, e mitura ishte duke u kthyer nga shkolla, kur i dyshuari ka tentuar ta dhunojë, shkruan Reporteri.net.

    “Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunoj. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur.

    Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari është shtetas i Shqiplrisë me banim në Prizren.

    “I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal.

    Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

    Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!