×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu kërkon ndjesë për deklaratën e saj për rastin e Kumanovës: E keni keqinterpretuar qëllimisht

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 11:07

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka sqaruar deklaratën që dha në seancën gjatë javës së kaluar në Kuvend lidhur me të dënuarit në Maqedoni.

    Pas debatit që kishte me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Deliu sot tha se ajo deklaratë e saj ka qenë një keqkuptim, siç thotë ajo, nga Qeveria të cilët synim kanë për ta shpërqendruar vëmendjen nga mungesa e rezultateve në qeverisje.

    “Për asnjë moment nuk i kam cilësuar terroristë ata që vuajnë burgimin në Maqedoninë e Veriut. Deklarata ime është deformuar me qëllim. Ju keni dështuar që të qeverisni sepse nuk keni dijeni dhe po e mbani pushtetin duke shpërfaqur dhunë…Qëllimisht është prerë një pjesë e deklaratës sime, për t’i shërbyer militantëve tuaj, sepse deri më tani asgjë tjetër nuk keni ditur të bëni. Ju mendoni se zëri i një gruaje që përfaqëson dy familje është lehtë i mbytshëm, por e keni gabim. Të provoni të më diskreditoni mua dhe familjet e mija, ju them që tani se e keni mision të dështuar. Unë vij nga dy familje patriotike, Kodra dhe Deliu, të cilat janë rreshtuar në krah të UÇK-së që nga ditët e para”, tha Deliu në Kuvend.

    Në fund, Deliu ka thënë se mori fjalën jo për t’i dhënë llogari ministres Haxhiu, por se dëshiron ta ndalojë keqinterpretimin.

    Deputetja e PDK-së i ka kërkuar ndjesë të akuzuarve që po mbahen në burg në Maqedoninë e Veriut.

    “Atyre djemve që janë atje, ndjesë të madhe për keqinterpretimin e qëllimshëm që u bë nga ju”, ka përfunduar Deliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!