Gjykata Supreme i pranuar pjesërisht ankesën e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini për anulimin e votave të diasporës në Dragash.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar vendimin e Gjykatës Supreme në të cilën bëhet e ditur se do të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.
Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është urdhëruar që ta organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor.
“Pranohet pjesërisht si e themeltë ankesa e Kandidatit Bexhet Xheladini nga radhët e Subjetktit Politik, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Prishtinë, dega në Dragash, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Anr.1143.2021 dt 19.11.2021, në pjesën e II të dispozitivit të tij, ashtu që vendoset: URDHËROHET Kpmisioni Qendror i Zgjehdjeve (KQZ), që brenda Kornizës Ligjore (Zgjedhore), në fuqi, të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për Raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale (2021), për Kryetar të Komunës në Dragash”, thuhet në vendimin e Supremes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.