Dy policë raportohet se janë në mesin e 44 viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
Siç raporton Alsat, bazuar në informacionet e siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë.
Familjarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski.
Informacionin e kanë konfirmuar edhe burime policore nga ku shtojnë se duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.