×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një shtetas i Kosovës në Morinë, dyshohet se e ka dhunuar nipin e tij tetë vjeçar në Berat

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 16:13

    Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar sot nga Policia e Beratit pasi dyshohet se e ka dhunuar nipin e tij të moshës tetë-vjeçare.

    Në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat thuhet se i dyshuari ishte kapur në kufi në pikën kufitare në Morinë.

    Këtë rast në polici e kishte raportuar e motra e të dyshuarit B.K. e cila jeton me fëmijën e saj në Berat.

    “Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!