Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se projektbuxhetin për vitin 2022 është bërë në bazë të interesave politike të partisë në pushtet.
Ajo ka thënë se qeveria ka ulur buxhetin në ministri bazike, duke përmendur atë të Shëndetësisë e Ekonomisë.
Andaj sipas saj, ky buxhet tregon se qeveria do të investojë në asfalet e tendere.
“Ky buxhet sot tregon se do të investoni në asfalt e tendere, prandaj ky buxhet është mashtrim. Keni ulur investimet në shëndetësi në kohën kur ende po përballemi me pandeminë. Buxheti i paraqitur sot para këtij Kuvendi do të duhej të ishte buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët duke e ditur që vendi ynë po hynë në vitin e dytë me pandeminë. Jeni duke keqpërdorur besimin që ju ka dhënë populli. Sot kemi rritje enorme të çmimeve dhe nëse krahasohemi me trendet globale, me neglizhencën e qeverisë, çmimet do të rriten ende”, ka shtuar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.