Ka shumë gjëra që u ndalohen qytetarëve të një vendi komunist si Koreja e Veriut, dhe palltoja e lëkurës është më e fundit prej tyre.
Arsyeja është sepse kjo lloj veshjeje është e parapëlqyera e liderit Kim Jong-un, dhe duket konsideruar si ekskluzive e tij. Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishte e etur të tregonte besnikërinë ndaj liderit suprem.
Megjithatë, Kim Jong-un duket është irrituar nga ky lloj imitimi e tani ka urdhëruar të ashtëquajturën “polici e modës” të zbresë në rrugët e qyteteve të vendit dhe të kontrollojë këdo që guxon të mbajë një veshje të tillë.
Kjo do të shihej si sfidë ndaj udhëheqësit dhe përpjekje për minimin e autoritetit të tij, tha një burim për Radio Azia e Lirë. I njëjti burim pohoi se “janë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, shprehet ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.