×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 12:08

    Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

    Në fund të mbledhjes kryeministrat dhe ministrat e dy qeverive realizuan një fotografi të përbashkët.

    Gjatë mbledhjes së sotme u dakorduan një sërë marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

    Ndër to, është ajo për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, pastaj heqja e kontrolleve fizike në kufi, lejeqëndrimi, unifikimi i abetares dhe të tjera.

    Në fund të mbledhjes u nënshkruan marrëveshjet mes kryeministrave Kurti e Rama si dhe ministrave përkatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!