Autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë dhe për dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.
“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.
Ata theksojnë se Reparti për punë kufitare dhe migrim pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB, nuk është kompetente që të kontrollojë licencat për transport të autobusëve në pikëkalimet kufitare.
“Ajo është në kompetencë të Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, janë deklaruar nga MPB.
Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans.
Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.