×
  • Lajme
  • Lajme

    17 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 15:00

    17 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

    Ministria e Shëndetësisë raporton edhe për për 5 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 335.

    Njoftimi i plotë:

    26 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 335.
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!