×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Policisë në rajonin e Mitrovicës, arrestohen disa persona dhe konfiskohen armë e drogë

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 15:11

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast ka arrestuar disa persona dhe ka konfiskuar armë e drogë.

    Gjatë këtij aksioni janë realizuar kontrolle në 19 lokacione të dyshuara për veprimtari të kundërligjshme.

    Në Mitrovicë, gjatë kontrollit të 5 personave, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike, dy fishekë të cal. 12GA, 3 karikatorë, pajisje për pastrim të armëve si dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike.

    Ndërsa gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë personave u janë gjetur dhe konfiskuar substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave narkotike dhe një karikator i zbrazët.

    Kurse në Skenderaj, pesë persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë konfiskuar një pushke ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin “Police” dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike.

    Personat e dyshuar, te të cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!