×
  • Lajme
  • Lajme

    81 të infektuar e dy të vdekur nga COVID-19 gjatë një jave në Kosovë

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 15:26

    COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.

    Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.

    Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 81 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Teksa, kanë vdekur dy qytetarë.

    Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.263 testime.

    Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.

    MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.

    Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!