×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbi të birin në tragjedinë e Bullgarisë, flet i mbijetuari: Telefoni i binte, e mbaja veten me shpresa

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 16:20

    Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari ka folur për mediat në Maqedoninë e Veriut. Orhan Aliti arriti të mbijetonte në aksidentin që mori 45 jetë njerëzish mes të cilave ishte edhe i biri Visari.

    Alsat ka publikuar një pjesë të intervistës. Në pjesën e shkëputur Aliti flet për të birin dhe shpresat që kishte deri në momentin e fundit.

    Ndërkohë, sipas raportimeve, trupat mbërrijnë në Shkup të martën, më 30 nëntor. Deri më atëherë pritet të përfundojë procedura e identifikimit nëpërmjet analizës së ADN-së. Po ashtu, sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ndodhen prokurorët bullgarë të cilët kanë ardhur për të tërhequr materialin biologjik të marrë nga familjarët, me qëllim të identifikimit të viktimave.

    Autobusi i djegur i “Besa Trans” rezultoi se nuk ishte i pajisur me licencë ndërsa dy vitet e fundit ka dalë nga shteti 135 herë duke kryer transporte me udhëtarë. Ndërsa Ministria e Transportit sqaron se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!