×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmimi i variantit të ri, presidentja e KE: Të ndalohen udhëtimet nga Afrika e Jugut

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 16:39

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet që të mbajë një konferencë për mediat pas konfirmimit të variantit B.1.1.529 në Evropë. Rasti i parë i këtij varianti u konfirmua më herët gjatë ditës në Belgjikë.

    Von der Leyen deklaroi se e mira është që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të veprojë e vendosur me ardhjen e këtij mutacionit të ri.

    Po ashtu, ajo u rekomandoi shteteve anëtarë që t’i pezullojnë të gjitha fluturimet nga vendet e Afrikës së Jugut të prekura nga ky varianti.

    Von der Leyen është shprehur: “KE u ka propozuar sot shteteve anëtare që të aktivizojnë ndalimin e emergjencës për udhëtimet nga vende të Afrikës Jugore dhe nga vende të tjera ku mutacioni është konfirmuar për të limituar përhapjen e tij.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!