×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dhe AAK arrijnë koalicion paszgjedhor në Kaçanik

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 17:00

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion pas zgjedhor në komunën e Kaçanikut.

    Këto dy parti kanë lidhur marrëveshje për të udhëhequr me Kaçanikun në katër vitet e ardhshme.

    Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

    “Arrihet marrëveshja. Është arritur marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për katër vitet e ardhshme AAK në Kaçanik do të jetë pjesë e qeverisjes sime lokale. Në takimin që pata me përfaqësuesit e kësaj partie, uruam për unitet e bashkëpunim për realizimin e projekteve dhe nismave në të mirë të qytetarëve. Suksese”, thuhet në njoftimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!