Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur këmbëngulës në kërkesat për Ligjin e Pagave.
Jasharaj në një prononcim për ‘Kanal 10’ ka thënë se po shpreh dyshime që nga Qeveria po tentojnë të shkaktojnë përçarje përbrenda sandikatave.
“Kam dyshim se institucionet e shtetit përmes njerëzve të caktuar të fusin përçarje. Çdo sulm ndaj meje dhe SBASHK-ut po bëhet që të shtohet hala dhe numri i të anëtarësuarve ka arritur deri mbi 85%. MASHTI dhe Qeveria duhet ta analizojnë gjendjen, në mënyrë që viti shkollor të fillojë ashtu si duhet. Fillimisht po shkojmë me protesta por edhe me protesta”, deklaroi ndër të tjera ai.
Jasharaj përgjatë ditës së premte iu bashkua protestave të Sindikatës së Shërbyesve Civil, lidhur me kauzën e Ligjit të Pagave.
Ai ka thënë se uniteti i sindikatave duhet të jetë sinjal për Qeverinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.