×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detajet, nga planifikimi 6 mujor tek ekzekutimi në sy të familjes, si u vra shqiptari “baron droge” në Londër

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 19:40

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri në Londër. Së fundmi në mediat britanike janë publikuar pamjet e ekzekutorit i cili qëlloi për vdekje shqiptarin në prag të krishtlindjeve të vitit 2019 në derën e shtëpisë së tij.

    Raportohet se shqiptari u qëlluar për vdekje para gruas dhe foshnjës së tij nga një ekip vrasësish suedezë. Ky ekzekutim raportohet se ishte planifikuar për 6 muaj deri në momentin që u vu në zbatim.

    Katër persona ndiqen penalisht për vrasje dhe dy të tjerë për devijim të qëllimshëm të hetimeve.

    Beqiri, një shtetas suedezo-shqiptar, ishte jashtë shtëpisë së tij në Battersea, në jugperëndim të Londrës, kur u vra. Sulmi ndaj Beqirit, i cili ishte vëllai i yllit të Real Housewives of Cheshire, Misse Beqiri, u kap nga kamerat e sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!