Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për ngjarjen në Gllogjan ka thënë para mediave se janë disa pista të ndryshme të hetimit.
Ai tha se për momentin s’ka ndonjë motiv të caktuar që dyshohet se ka mundur të çoj deri në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre persona, por se janë duke punuar në zbardhjen e autorëve të mundshëm të krimit.
“Ka pista të ndryshme të hetimit. Për momentin s’kemi motiv të caktuar dhe s’kemi informata që të ndajmë me ju”.
“Nuk mund të flasim as për numrin e personave të dyshuar por vetëm jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij krimi tragjik”, është shprehur ai, njofton Klankosova.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme dy nxënës dhe shoferi i një autobusi kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri ndërsa një nxënës tjetër është i plagosur por jashtë rrezikut për jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.