×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë: Gexha është nisur nga Shqipëria për në Spitalin e Pejës për t’i vizituar të plagosurit

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 23:40

    Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

    Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka njoftuar se zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku është nisur nga Shqipëria për në Spitalin e Pejës për t’i vizituar të plagosurit.

    “Ministria e Shëndetësisë, e tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që bartte nxënësit në Gllogjan të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke bashkëndjerë me familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të të lënduarve. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje, Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, menjëherë pas kthimit nga mbledhja e dy Qeverive të Republikave tona në Elbasan, është rrugës për në Spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurit”, njoftoi MSH-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!