×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE-së në Kosovë dënon sulmin ku u vranë tre persona në Gllogjan

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 13:18

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të premten në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi i një autobusi dhe dy nxënës.

    Në reagimin e bërë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se, janë thellësisht të pikëlluar me sulmin drejt autobusit.

    “Të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar me sulmin e neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Shpresojmë se autori do të sillet shumë shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë’, thuhet në reagim.

    Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!