×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 14:41

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e ditës së FSK-së, ka uruar të  gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.

    Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.

    “Me rastin e shënimit të Ditës së FSK-së, uroj të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe strukturat drejtuese të ushtrisë sonë, për integritetin, profesionalizmin dhe gatishmërinë për të qenë në shërbim të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes e sigurisë në Kosovë dhe jashtë saj.
    Ngritja e mëtejmë e FSK-së në një forcë ushtarake profesionale e në partneritet me aleatët tanë, është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
    Qytetarët e Kosovës krenohen me FSK-në, të arriturat e saj dhe mbështesin misionin e saj fisnik në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim në Republikën e Kosovës.”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!