×
  • Lajme
  • Lajme

    “E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehë”, personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në Spital jep detaje

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 20:08

    Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

    Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre person – shoferi dhe dy nxënës.

    Një prej tyre, siç tregon Malaj për Albanian Post, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

    “Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!