nëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i ka shkruar mesazh privat dhe e-mail zyrtar kryeministrit të Kurtit që ky i fundit të marrë pjesë në aktivitetin që kjo parti do ta organizojë, që ka të bëjë me “organizimin e referendumit ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Sipas Nushit, kjo kërkesë ndaj Kurtit vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka riaktualizuar me deklaratat e tij.
“Nesër, në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skenderbeu, pranë zyreve të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë. Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në emailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit Kurti.
Kujtojmë se para pak ditësh, kreu i qeverisë tha se në një referendum paqësor e demokratik, ai do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.