×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Të gjithë e kemi obligim ndaj dëshmorëve të jemi bashkë

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 10:28

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të festës së 28 Nëntorit.

    Jashari tha se ky nëntori është muaj i kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri.

    “Ne bashkarisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëm nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinjë”.

    “Ky muaj, është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!