×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama dhe Meta bëhen bashkë ne ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 11:43

    Në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Të pranishëm në qytetin simbol të Ditës së Pavarësisë kanë qenë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.

    Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Dritan Leli.

    Pas përfundimit të ceremonisë nuk pati asnjë prononcim për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!