Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek semaforat në rrugën B.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video të këtij aksidenti ku në të duket se janë përfshirë tri vetura, njëra nga to taksi.
Në videon e siguruar shihet që në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Borovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.