×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me kadetë të FSK-së që studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 14:55

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    Në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin katër kadetëve të pranishëm.

    Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

    Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi, transmeton Klankosova.tv.

    Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!