×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës, një muaj paraburgim për serbin

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 20:28

    Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar në Mitrovicën e Veriut.

    Kjo u bë e ditur nga Elvir Imeri, avokat i të dyshuarit për rastin në fjalë.

    Ai është i dyshuar për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.

    Arrestimi i tij nga Policia e Kosovës kishte ndodhur të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!