×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 15 vjeçari nga Fushë Kosova, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 20:38

    Një 15 vjeçar me banim në lagjen 29 të Fushë Kosovës, ka dy ditë që është zhdukur, ndërkohë familjarët kërkojnë ndihmën e të qytetarëve për gjetjen e tij.

    Sipas familjarëve, Ali Shakolli doli nga shtëpia për të mbledhur kanaçe, dhe që atëherë nuk është parë më.

    Familjarët nuk kanë dijeni nëse djali i tyre mund të ketë pasur ndonjë problem që ka çuar në zhdukjen e tij.

    Babai i të zhdukurit e lajmëroi rastin në polici.

    “Me datë 27.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kishte dalur nga shtëpia me datë 26.11.2021 në ora 11:00 dhe nuk ishte kthyer më. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

    Të gjithë ata që kanë informata që çojnë në vend-ndodhjen e tij apo e dinë vend-ndodhjen e tij, luten të kontaktojnë në numrin 049-604-049.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!