×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë: Sekuestrohen 21 kilogramë drogë, arrestohen 2 të rinj dhe një grua

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 21:20

    Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë.

    Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se gjatë një operacioni në lagjet Kipseli dhe Galatsi, policia ka gjetur 21 kg heroinë, e për këtë ka arrestuar 3 shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 33 vjeç, si dhe një grua e moshës 60 vjeçe.

    Në një banesë në Galtasi janë është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës.

    Po ashtu, veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laborator si prerëse, e etj. Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!