×
  • Lajme
  • Botë

    Rritja e rasteve me COVID, Holanda mbyll restorantet dhe kinematë

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 23:48

    Holanda do të futet në një bllokim të ashpër, për shkak të rritjes së infektimeve nga COVID-19.

    Sipas mediave të huaja, qeveria ka vendosur që kafenetë, restorantet, dyqanet jo ushqimore, kinematë dhe teatrot të mbyllen nga ora 17:00 deri në orën 5:00 sipas asaj lokale.

    Masat kufizuese hynë në fuqi disa orë pasi ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge njoftoi se 13 pasagjerë që mbërritën në aeroportin Shipol të premten ishin pozitivë për variantin e ri.

    Ai u bëri thirrje pasagjerëve të tjerë që mbërritën këtë javë nga Afrika e Jugut që të testohen gjithashtu.

    De Jonge nuk përjashtoi mundësinë e futjes së masave edhe më të forta që do të vlejnë edhe gjatë Krishtlindjeve.

    Më herët gjatë ditës, një prani e fortë e policisë u vu re në qytetin lindor të Nijmegen, përpara një proteste të ndaluar kundër antikiteteve.

    Policia tha se ka arrestuar ose përzënë disa persona gjatë kontrolleve në rrugët për në qytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!