×
  • Lajme
  • Botë

    “Ikni nga ndërtesa”, alarm në zyrat e BBC’së, ndërpritet transmetimi në Radio 4

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 9:39

    Programi i mëngjesit i BBC-së në radio është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës.

    “Ju lutem dilni menjëherë nga ndërtesa, nga dalja më e afërt”, ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së.

    Një nga prezantuesit e emisionit iu tregoi dëgjuesve për alaramin.

    “Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu,” tha ai.

    Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Express.

    “Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një urgjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, u tha dëgjuesve Nick Robinson pas kthimit në transmetim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!