×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 10:33

    Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    VDEKJE E DYSHIMTË /Zhegër-Gjilan 28.11.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!