Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kosovë herët në mëngjes. Kështu thotë Instituti Sizmologjik i Serbisë.
Siç bëhet e ditur nga mediat serbe, tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 4.08 në afërsi të Shtimes.
Ky ishte tërmeti i dytë në këtë rajon në më pak se një orë, pasi një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:20, me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter.
Gjithashtu, të dielën rreth orës 18:58 në të njëjtën zonë është regjistruar një dridhje tjetër, që ka qenë me magnitudë 2.6 ballë sipas shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë.
Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa ka shkruar para rreth 15 orësh për disa dridhje toke të regjistruara.
“2021/11/29; 04:08:25; 42.369 N; 21.047 E; Mag -2.7; Epiqendra ishte 8 km në Perendim të Ferizait2021/11/29; 03:20:13; 42.385 N; 21.032 E; Mag-2.2;Epiqendra ishte 10 km; Veri-Perendim të Ferizait2021/11/28 18:58:51.8 42.44 N 21.03 E M=2.9Epiqendra ishte 1.2 km në Veri-Perendim të Shtimës”, ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.