Shumë serbë vazhdojnë të mos e përfillin vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vendosjen e stikersave në targa.
Ndonëse është bërë më shumë se një muaj që nga vendimi për administrim të stikersave në targa (nga 19 tetori), nëpër qytete të Kosovës, veturat me targa serbe po qarkullojnë pa ta.
Një e tillë është parë duke qarkulluar në magjistralën Prishtinë-Gjilan, pranë Badovcit.
Vetura e tipit Alfa Romeo nuk i ka stikersat që supozohen të jenë mbi emblemën e shtetit pranë regjistrimit të targës.
Një tjetër veturë pa stikersa është hasur duke qarkulluar edhe në qytetin e Klinës.
Volkswagen me regjistrim serb po ashtu ka shmangur vendimin e Republikës ku ai po qarkullon dhe nuk ka vënë stikersa në targa.
Stikersat në targa janë si vijim i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat obligohen të mbulojnë simbolet shtetërore në tabela të makinave si masë reciprociteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.