×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj i reagon Bajramit: 2 milionë euro janë vjedhë në kohën e saj, tash mban ligjëratë

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 16:30

    Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kërkoi zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, analisti ka thënë se edhe në kohën sa ajo ishte ministre janë vjedhur 2 milionë euro dhe as ky krim nuk është zbardhur.

    Mushkolaj ka thënë se me pas qenë në vendin e Bajramit nuk do ta kishte çelur gojën fare.

    “Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, ka shkruar Mushkolaj.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për zbardhjen e krimit në Gllogjan të Deçanit duhet të kërkohet ndihmë nga ndërkombëtarët, në rend të parë te institucionet e sigurisë amerikane.

    Këtë reagim Bajrami e ka bërë pasi autori apo autorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit ndodhen akoma në arrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!