×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë, 4 fëmijë dhe një grua gjenden të vrarë brenda shtëpisë së tyre

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 18:18

    Katër fëmijë dhe një grua u gjetën të vrarë me armë zjarri në një shtëpi në Kaliforninë Jugore.

    Mediat e amerikane bëjnë me dije se në pranga ka rënë një burrë, i cili mendohet se është babai i fëmijëve që u gjetën të vdekur.

    Viktimat u gjetën të dielën mbrëma në një shtëpi në qytetin e Lancaster në veri të Los Anxhelosit.

    Policia ka bërë me dije se gruaja, një vajzë dhe tre djemtë kishin marrë plagë me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit ku dhe mbetën të vdekur.

    Të gjithë fëmijët ishin nën moshën 12 vjeç.

    Identiteti i viktimave dhe i burrit që besohet të jetë babai i fëmijëve nuk janë bërë publike, ndërkohë që burri po merret në pyetje.

    Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen tragjike, dhe nuk bëhet e ditur se si ndodhi ngjarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!