Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Përparim Avdili, është kandidat për deputet edhe për një mandat në parlamentin e Cyrihut.
Ai ka thënë se ka studiuar drejtimin Banka dhe Financa, ndërsa po rikandidon për mandatin e dytë në Parlamentin e Cyrihut. Teksa shton se me politikë merret nga mosha 19-20 vjeç.
“Me profesior bankier, në vitin 2018 arrita me u zgjedh në Kuvendin e qytetit të Cyrihut, tash po më përfundon mandati i parë. Po rikandidoj për mandatin e dytë. Kam qenë shqiptari i parë që jam zgjedhur, tani është shtu edhe një person tjetër që është në listë, ai është nga një parti tjetër”, u shpreh Avdili në “Frontal” në T7.
Ai tha se në këto zgjedhje rikandidon me “programin me idetë liberale”, duke shtuar se zgjedhjet mbahen më 13 shkurt. Ai u shpreh se fushata elektorale bëhet në mënyrë klasike, sikur në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.