COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.
Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.
Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 80 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Teksa, ka vdekur një qytetar.
Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.265 testime.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.