×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet për vdekje një këmbësor nga një automjet në Han të Elezit

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 19:00

    Një këmbësor është goditur për vdekje pasditen e sotme në Han të Elezit.

    Zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktima është një 65-vjeçar.

    “Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një person rreth 65 vjeçar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!