Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.
Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.
Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 anëtarë të familjes Biba, nëna, babi dhe 2 fëmijët, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor”,- njofton policia.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se familjarët kanë qenë duke u kthyer nga një festë në Elbasan.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.