Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkuar për vizitë ngushëllimi te familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë vepër të rëndë kriminale.
“Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë! Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din. Kisha pas dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pas kësi dhimbje!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, me 26.11.2021 rreth orës 19:00 një autobus derisa po transportonte nxënësit është sulmuar me armë zjarri.
Si pasojë e sulmit, kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës që kishin qenë duke udhëtuar me autobusin e sulmuar.
Policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmë të autorit derisa për të gjithë ata që kanë informacione për rastin që do të qonin në arrestimin e dorasit është premtuar shpërblim prej 20 mijë eurove.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.