Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, me ç’rast është takuar me homologen e tij Vjosa Osmani.
Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se ka qenë kënaqësi që ta mirëpret Pahor në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kënaqësi ta mirëpres përsëri në Kosovë presidentin e Sllovenisë Borut Pahor. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë”, ka shtuar Osmani.
Presidentja Osmani po ashtu theksoi se vlerëon mbvështetjen e Sllovenisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Konfirmova përkushtimin e Kosovës për dialogun dhe theksova se ai duhet të përqendrohet në njohjen reciproke. Vlerësojmë mbështetjen e përsëritur të Sllovenisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në postimin e saj në Twitter.
Në anën tjetër, Pahor sot, përmes një konference të përbashkët me Osmanin, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) që kosovarëve t’u mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka shtuar se Sllovenia është mbështetës e dialogut me Serbisë.
Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë, sado që nuk është një proces i lehtë. Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur. /Reporteri.net/
A pleasure to welcome back to ?? President @BorutPahor!
Thanked him for ??’s continued support.
I confirmed ??’s commitment to the dialog & stressed that it must be centered on mutual recognition.
Appreciate ??’s reiterated support for visa liberalisation for ?? citizens. pic.twitter.com/QwKlioqOXu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 29, 2021