×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Pata nderin ta mirëpres Pahorin, jemi të përkushtuar ta thellojmë bashkëpunimin me Slloveninë

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 20:09

    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë, me ç’rast është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

    Kurti, në një postim në Tëitter ka thënë se ka pasur nderin ta mirëpres sot Pahorin në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot pata nderin të mirëpres Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Theksuam përkushtimin tonë të ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcimin e partneritetit ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Ndryshe, në njoftimin e Qeverisë thuhet se presidenti Pahor e përgëzoi kryeministrin për qasjen e re në qeverisje.

    Ai u interesua të dijë më shumë rreth ecurisë së bisedimeve me Serbinë dhe tha se Sllovenia është e interesuar të shohë progres.

    “Përkundër vështirësive, bisedimet duhet të vazhdojnë”, tha ai.

    Gjatë kësaj vizite në Kosovë, presidenti Slloven është takuar edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!