×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes ish-kreu i Velipojës, nuk u mbijetoi plagëve pas atentatit

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 20:43

    Ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka vdekur në spitalin e Shkodrës.

    Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021). Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit.

    Autori/ët kanë shfrytëzuar errësirën për ta qëlluar të ndjerin Pashko Ujka dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit. /tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!