Afrim Gjokaj, familjari i Gani Gjokajt, që ishte shofer i autobusit në natën kur u vra në mënyrë të mistershme në Gllogjan, thotë se kushëriri i tij nuk kishte probleme në lidhje me bizneset.
Gjokaj në “Debat Plus” thotë se me sa ka dijeni djali i axhës Ganiu nuk ka pasur problem me askënd.“Nuk ka pasur probleme me linjën e autobusëve. Ai me thënë të drejtën madje nuk ka pasur as konkurrencë për këtë linjë”, tha ai.
Ai thotë se bashkë me familjarët tjerë janë pyetur nga hetuesit policor për njohjen me persona të caktuar por nuk kanë ndonjë informacion më shumë.
“Më kanë treguar fotografitë e disa personave nëse e njoh këtë apo atë”, rrëfen familjari i shoferit të vrarë.
Afrim Gjokaj thotë se ka qenë një person shumë i besuar i tashmë të ndjerit Gani Gjokaj, dhe sipas tij ai nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim se ka pasur ndonjë problem me ndonjë person për çështje linjash.
“Besoj se mua do të më kishte thënë pasi kam qenë person shumë i afërt me të. Pos ndonjë zënke të vogël për vonesa 5-minutëshe ai asnjë problem nuk ka pasur”.
Afrimi thotë se Gani gjokja një pjesë të nxënësve i ka vozitur edhe pa pagesë për shkak të gjendjes financiare.
“Ai atë linjë e ka pasur edhe si çështje humanitare”, tregon tutje familjari i shoferit të vrarë në Gllogjan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.